Për trajnerin Zinedine Zidane dhe skuadrën e tij Real Madridin, sezoni 2017/18 do të filloj me një finale, por ky nuk është një shqetësim i madh për një klub që shkëlqen kur gjithçka është në rregull.
Qysh pas disfatës së pësuar në finalen e Copa del Rey kundër Atletico Madridit në fund të sezonit 2012/13, ‘Los Blancos’ kanë ngritur nga një trofe në fund të tetë finaleve të tyre pasuese, transmeton portali arbresh.info.
Të martën, ata do të luajnë ndaj Manchester United për UEFA Super Kupë, një kompeticion që ata e kanë fituar, qysh pas fitoreve në Ligë të Kampionëve gjatë viteve 2014 dhe 2016, duke mposhtur Sevillan dy herë.
Sigurisht, deri në arritje te Super Kupa, Real Madridi është dashur të fitoj fillimisht Ligën e Kampionëve dhe ata e kanë bërë këtë tri herë qysh pas disfatës në Copa Del Rey në vitin 2013 duke u hakmarrur ndaj Atletico Madridit dy herë si dhe duke mposhtur në fillim të këtij viti Juventusin në Cardiff.
Nëse i llogarisë të gjitha në përgjithësi, atëherë Real Madridi është i pandalshëm në finale duke fituar tetë gjithsej.
Koha e vetme kur Real Madridi ka humbur finale gjatë kësaj periudhe ishte ajo e vitit 2014 për Super Kupën e Spanjës, por duhet kujtuar që kjo ishte një finale me dy ndeshje.
Megjithatë, kur çdo gjë vendoset për një natë, klubi i kryeqytetit spanjoll është i pamëshirshëm./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...