Hoti: “Brezi i ri” i PDK-së janë të trashë nga koka

18:03 | 5 Gusht 2017
Arbresh.info

Zëdhënësi i Levizjes Vetëvendosje Shkodran Hoti,, ka reaguar ndaj akuzave të Blerand Stavilecit e Arbana Xharrës, ndaj zyrtarëve e deputetëve të LVV-së.

Sipas Hotit, Stavileci, Xhara e Dhurata Hoxha, janë edhe kriminelë edhe të trashë nga koka.

Ai ka thënë se e ardhmja e PDK-së është e zezë.

“Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Elmi Reçica e të tjerë nga PDK, janë njohur e njihen si kriminelë. Blerand Stavileci, Arbana Xharra, Dhurata Hoxha e të tjerë nga “brezi i ri” i PDK’së, edhe kriminelë e edhe të trashë nga koka. E ky është tregues se sa e zezë është e ardhmja e kësaj partie. Kurgjë nuk i ka gjetë, çka po i pret”, shkruan Hoti në Fb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme