Zaev: Projektligji për gjuhët, në përputhje me Kushtetutën

17:26 | 5 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri, Hazbi Lika nga Ohri kanë dhënë vlerësimet e tyre për propozim ligjin e gjuhëve, i cili mbrëmë ka kaluar në mbledhjen e qeverisë, ndërsa sot edhe në procedurë parlamentare.

Zaev tha se me këtë ligj, i cili do të jetë në përputhje me kushtetutën mbyllet çështja e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike, apo i gjuhës që e flasin së paku 20 për qind e popullatës në Maqedoni.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Lika tha ndërkohë se propozimi i hartuar është një hap shumë i madh drejt arritjes së objektivit kryesor, integrimit evropian të vendit.

Ai ka falënderuar Zaev për guximin dhe vullnetin e treguar për hartimin e ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme