Policia australiane njoftoi se ka ngritur akuza për terrorizëm ndaj dy vëllezërve. Akuzat lidhet me një përpjekje të dyshuar të tyre për të vendosur bombë në bordin e një avioni pasagjerësh të kompanisë “Etihad Airëays” të Emirateve të Bashkuara Arabe, që do të nisej nga Sidnei muajin e kaluar.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Khaled Khayat dhe 32-vjeçarin Mahmoud Khayat, të akuzuar për planifikimin e një akti terrorist. Sipas policisë, komploti drejtohej nga grupi i Shtetit Islamik. Zëvendës komisioneri i Policisë Federale të Australisë u tha gazetarëve se një nga vëllezërit u përpoq të fuste në bagazhin e avionit një valixhe me një pajisje shpërthyese brenda. Sipas policisë nuk është e qartë se pse çanta nuk kishte kaluar procesin e kontrollit.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen një person i tretë mbahet në paraburgim, ndërsa një i katërt është liruar dhe ndaj tij nuk është ngritur ndonjë akuzë.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”