Mumia e mrekullueshme e një princeshe është gjetur pranë rrethit të Arktikut. Ajo kishte flokë të gjatë dhe qerpikë të paprekur dhe besohet që mumia të jetë 900 vjeçe.
Fytyra dhe tiparet e saj ishin shumë të qarta kur u nxor nga varri i saj prej shkencëtarëve. Besohet se ka vdekur në moshën 35 vjeçe dhe ishte e vetmja grua e varrosur në mesin e shumë burrave.
Detajet mbi mbetjet e saj të mumifikuara aksidentalisht janë të habitshme. Qerpikët dhe dhëmbët janë ruajtur perfekt.
Ngjyra e gjelbër në fytyrën e saj është pjesë e mbetjeve të shkaktuara nga një kazan bakri, që me sa duket kishte si qëllim që ta mbronte atë në botën e përtejme.
Mumja u nxor nga arkeologët në varrin e Zeleny Yar pranë Salekhard, Rusi, raportoi The Siberian Times. Ajo ishte anëtare e një qytetërimi misterioz të gjuetisë dhe peshkimit që mbizotëronte në këtë rajon polar, por kishte lidhje me Persinë.