Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka ngritur si shqetësim faktin që komisionerët e angazhuar në ditën e zgjedhjeve, ende nuk janë paguar nga KQZ e Ministria e Financave.
Ai në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se për këtë po ka arsyetime të shumta, por pavarësisht kësaj, asgjë nuk mund të justifikoj vonesat e tilla për të përmbushur obligimet e institucioneve ndaj zyrtarëve të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.
Nga kjo papërgjegjësi, Rrustemi thotë se asgjë s’mund ta shfajësojë KQZ’në e as Ministrinë e Financave.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Po bëhen dy muaj nga dita e zgjedhjeve dhe komisionerët e angazhuar në ditën e zgjedhjeve ende nuk janë paguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ministria e Financave. Me arsyetime të pafundme: diku për shkak të gabimeve teknike e në të dhëna personale, e diku tjetër për faj të Ministrisë së Financave, komisionerët kanë mbetur pa u paguar deri më sot. Asgjë nuk mund të justifikoj vonesat e tilla për të përmbushur obligimet e institucioneve ndaj zyrtarëve të angazhuar në ditën e zgjedhjeve, sikurse asgjë nuk mund të shfajësojë KQZ-në, e as Ministrinë e Financave nga kjo papërgjegjësi.
Nëse Qeveria ka mbetur pa para dhe po mendon të mbahet nga mëditjet e komisionerëve, është për të ardhur keq, por ky nuk është as faji e as përgjegjësia e komisionerëve!
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...