E vendosur në qendër të qytetit kafiteria ‘n’Dhomë’ ka një stil të veçantë. Kjo kafiteri e hapur afër 5 vite më parë u ofron komoditet atyre që shkojnë ta pinë një kafe.
Vetë pronari i kësaj kafiterie Erkan Dogani në një intervistë për portalin Arbresh.info ka treguar se emri i kafiteri është vendosur n’Dhomë në mënyrë që ata të cilët e vizitojnë të ndihen sikur me të vërtetë janë në dhomë.
“Shërbimin e kemi të mirë dhe myshteritë janë të kënaqur. Duke biseduar me vëllaun ne vendosëm që t’ia lëmë emrin ‘n’Dhomë’ në mënyrë që kushdo që vije të ndihet si në dhomë, edhe pamjen e ka pasur disi ashtu. Qe katër vite e gjysmë që është hapur tri herë kemi investuar në dizajn me ide tona”, ka thënë ai.
Përveç emrit interesant që ka kjo kafiteri, një gjë tjetër që të shtyn ta vizitosh është edhe mënyra e shërbimit të kafes. Kafet të cilat u shërbehen qytetarëve janë me figura të ndryshme si zemër, panda, elefant, figurë njeriu, fazan, lepur, lule e shumë figura tjera.
Këto figura i bënë vetë Erkani i cili ka thënë se e pëlqen mjaft shumë këtë që e bënë dhe se nuk i merr shumë kohë.
“I bëjë këto figura në mënyrë profesionale dhe me shumë qejf. Nuk më marrin shumë kohë pasi që i kam mësuar mënyrat mjaft mirë duke shikuar edhe në internet. Myshteritë habiten kur kafeja u shërbehet me ndonjë figurë dhe pyetja e parë që bëjnë është se kush e ka bërë këtë”, është shprehur ai.
Këtë kafiteri e kanë vizituar edhe qytetar të huaj ku edhe ata janë mahnitur nga këto kafe.
Përveç kafeve me stil n’Dhomë shërbehen edhe koktelle të ndryshme të cilat janë freskuese në këtë kohë të ngrohtë./Arbresh.info
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...