Një gjykatë federale në Bruklin të Nju Jorkut shpalli fajtor për tre akuza Martin Shkrelin, ish-ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë.
Ai përballet me deri në 20 vjet burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël se kaq, sipas disa rregulloreve të reja.
Vendimi i jurisë u mor pas pesë ditë diskutimesh mes anëtarëve.
Pala mbrojtëse këmbëngulte se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim.
Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike, të quajtur “Pharma Bro”, njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...