Google ADS

Kajsia, një frut i vogël me përfitime të mëdha shëndetësore

00:57 | 5 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Kajsitë mund të jenë frut i vogël për madhësia, por përfitimet e tyre shëndetësore janë të mëdha.

Të pasura me fibra dhe me vitamina, kajsitë duhet patjetër të bëjnë pjesë në dietën tuaj, transmeton portali arbresh.info

Sipas studimeve të shumta, këto janë përfitimet kryesore shëndetësore që sjell kajsia.

Janë të pasura me antioksidantë, të cilat mbrojnë trupin nga dëmet që mund të shkaktojnë radikalet e lira dhe të cilat shpesh shoqërohen me sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Një studim japonez ka gjetur se kajsitë ndihmojnë në parandalimin dhe luftimin e kancerit të zorrës së trashë, duke shkaktuar vetë shkatërrimin e qelizave kancerogjene.

Mbron shikimin më shumë se karrota dhe studiuesit sygjerojnë që njerëzit që vuajnë nga shikimi i dobët duhet të konsumojnë të paktën 3 kajsi në ditë.

Kajsitë gjithashtu përmisojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun, pasi ato janë një burim i mirë i fibrave. Dhe mos u shqetësoni për kalori, një dozë prej 200 g kajsi të freskëta ka vetëm 74 kalori, por i kushtoni vëmendje kajsave të thata, edhe pse të shëndetshme, mos harroni se ato përmbajnë 40% sheqer./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme