Google ADS

Aksident i rëndë në Shkup

00:32 | 5 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 23 të së premtes në qarkoren afër Hotelit Kontinental në Autokomandë, mëson SHENJA.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa dëshmitarët thanë për SHENJA se një kamion është rrokullisur dhe disa makina tjera janë përfshirë në aksident.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje por ende nuk ka informacione për të lënduar apo eventualisht për viktima.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme