Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se qeveria shqiptare ka bërë të gjitha përpjekjet për të bërë të mundur lirimin e Ismail (Ballist) Morinës.
“Me lejoni t’u them se shteti shqiptar ka vepruar me të gjitha normat ndërkombëtare duke i dhënë asistencë Ballist Morinës, si dhe duke e vizituar ku mbahet aktualisht. Ka patur edhe një komunikim në Podgoricë mes dy kryeministrave. I njëjti komunikim është edhe mes dy shteteve. Rregullat e ekstradimit janë të qarta. Pavarësisht fjalës së gjyqësorit, i takon qeverisë kroate të vendosë. Jemi besimplotë se çështja do të zgjidhet në mënyre racionale”, tha Bushati.
Lidhur me kërkesën e Morinës për azil politik në Kroaci, Bushati u shpreh se edhe në këtë rast mund të përdoret precedenti i Italisë ku u kërkua ekstradimi i tij nga Serbia, ç’ka u refuzua nga shteti italian. “Kemi precedentin Italian, ku ju refuzua kërkesa Serbisë. Ne besojmë që Kroacia duhet të ndjeke këtë precedent”, tha ministri Bushati.
Lidhur me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku në mes është edhe çështja e Morinës, ministri Bushati i krahason me një tryezë shahu ku secila palë bën lojën e vet.“Jemi në një tryezë shahu, ku secila prej palëve bën lëvizjet që i gjykon me dobiprurëse. Serbia i ka bërë veprimet e saj. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhen kultivuar dhe përmirësuar në funksion të stabilitetit demokratik”, tha Bushati.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...