Skënderbeu do të përballet me Dinamon e Zagrebit në “play off”, por ka kujtime të hidhura me gjigantin kroat. Jo vetëm sepse në dy përballjet e dy viteve më parë ka humbur, por se në ndeshjen e kthimit, atë ku korçarët u mundën 4-1, UEFA e cilësoi si të trukuar.
Madje akuzat shkuan edhe më tej, teksa kjo ndeshje është konsideruar e trukuar nga grupe kriminale. Kjo ishte një ndër ndeshjet për të cilat ish-kampionët e Shqipërisë u pezulluan me mospjesëmarrje në Europë verën që shkoi dhe një vit më pas FSHF u hoqi edhe titullin kampion.
Ja çfarë shkruante UEFA në raportin e saj:
“Përfitimet për këtë organizim kriminal duhet të kenë qenë përsëri shumë të mëdha. Nuk kishte absolutisht arsye sportive apo logjikë bastesh pse bastvënësit duhej të vendosnin sasi kaq të mëdha parash mbi Skënderbeun që të pësonte një gol tjetër, pasi bastet në kundërshti me kufizimet kohore janë komplet jashtë logjike, duke sugjeruar se Skënderbeu ishte gati të shfrytëzonte ndeshjen për qëllime bastesh sapo t’i shfaqej mundësia, duke treguar një evidencë të qartë për një skemë të planifikuar dhe paramenduar me kujdes”.
Skeda e Ndeshjes 25.08.2015 Dinamo Zagreb–Skënderbeu 4-1
Golat: Sudani 9’, 80’, Hoxhiç 15’, Taravel 55’ / Eskuerdinja 10’
Dinamo Zagreb: Eduardo, Pinto, Sigali, Taravel, Pivariç, Mashado, Gonçalo, Çoriç (Rog 67’), Sudani, Pjaca (Fernandes 78’), Hoxhiç (Antoliç 52’). Trajner: Zoran Mamiç
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Lilaj, Shkëmbi, Eskuerdinja, Progni (Nimaga 65’), Berisha (Olainka 58’), Latifi (Hristov 78’). (në dispozicion: Llapanji, Ademir, Lulaj, Abazi). Trajner: Mirel Josa Gjyqtarët: Xh.Roki, Xh.Kariolato, A.Xhialatini (Itali) Kartonë të verdhë: Gonçalo 17’, 48’ (2), Çoriç 22’, Pivariç 27’ / Berisha 17’, Vangjeli 57’ Karton i kuq: Gonçalo 48’
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...