Pas golit dhe paraqitjes fantastike ndaj Liverpulit, Keidi Bare është vënë në qendër të vëmendjes nga të gjithë, sidomos nga shqiptarët që e shohin si një yll botëror që po rritet për të ardhmen e Kombëtares.
Paraqitja fantastike nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga trajneri i ri kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi i cili e ka ndjekur me shumë vëmendje ndeshjen e fierakut tregon italiani për “Sport Ekspres”.
“Më pëlqen shumë. E ndoqa me vëmendje ndeshjen Atletiko Madrid-Liverpul dhe mu duk mjaft interesant. E kam parë edhe herë të tjera. Më duket një futbollist në rritje dhe që duhet të vazhdojë kështu si e ka nisur”, është shprehur Panuçi.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën