Google ADS

Gjuan gazetarët para se ta hedhë veten në erë (VIDEO)

20:20 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Momenti kur një sulmues vetëvrasës qëllonte gazetarët përpara se të hidhte në erë makinën e tij, u kap në një video shokuese nga brenda Raqqas, ku Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) po luftojnë me militantët e Shtetit Islamik për territorin.

Dy gazetarë me SDF u plagosën në sulmin me makinë në lagjen al-Mashlab në lindje të Raqqa të mërkurën, raporton Kurdistan24, transmeton portali arbresh.info.

Reduan Bezar, korrespondenti i Kurdistan24 dhe Alaa Sadoun, një korrespondent për agjencinë e lajmeve SMART, u plagosën të dy në shpërthimin.

Videoja, e filmuar nga një kameraman i cili është gjithashtu me SDF, tregon një kamion të bardhë dhe të blinduar që shkon drejt një ndërtese në al-Mashlab të mërkurën. Një militant i ISIS-it gjuan me armë nga çatia dhe sekonda më vonë dëgjohet një shpërthim i fuqishëm dhe kamera dridhet.

Pamjet tregojnë luftëtarët e SDF dhe gazetarët të mblidhen në ndërtesë për të vlerësuar dëmet./Arbresh.info

https://twitter.com/trbrtc/status/892841228596916225?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fviral%2F398623-isis-raqqa-car-bomb-almashlab%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme