Avokati i i Diego Costas, Ricardo Cardoso, ka pohuar se Antonio Conte ka bërë të pamundurën kthimin e klientit të tij te Chelsea.
Por trajneri i kampionëve të Ligës Premier ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Cardosos rreth sagës më të gjata të transferimit të verës.
“Nuk e kuptoj pse avokatët po përfshihen”, u përgjigj ai. “Situata është shumë e qartë dhe është gjithmonë e njëjtë.”
“Për mua, situata është shumë e thjeshtë. E përsëris atë që kam thënë në të kaluarën, ndoshta 10 ditë më parë, se lojtari, agjenti i tij dhe klubi e dinin shumë mirë të ardhmen e lojtarit gjatë verës”.
“Costa dëshiron të largohet nga klubi dhe të kthehet te Atletico Madrid, por ai është lojtar i Chelseat, edhe nëse trajneri nuk llogarit tek ai për sezonin 2017/18”, tha Antonio Conte.
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës