Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka vizituat sot Ambasadën e Bulgarisë në Maqedoni, ku është takuar me ambasadori, Ivan Petkov.
Siç njofton BDI, kryetari Ahmeti dhe ambasadori Petkov diskutuan për marrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes, situatën politike në vend, reformat, barazinë gjuhësore dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.
“Ahmeti përshëndeti marrëveshjen për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bulgarisë, duke e cilësuar si të arritur të madhe në rrugën drejt NATO-së dhe BE-së, por edhe si kontribut për stabilitet dhe siguri në rajon.
Lideri Ahmeti theksoi që shembulli i marrëveshjes me Sofjen duhet të shërbejë edhe për kontestin me Athinën në mënyrë që të zhbllokohet tërësisht rruga jonë EuroAtlantike.
Kryetari Ahmeti theksoi edhe rëndësinë e rrumbullakësimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit nëpërmjet të miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve që do ta bën shoqërinë tonë më të barabartë dhe më kohezive”, thuhet në njoftim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...