Zjarret kanë përshirë shumë territore të Maqedonisë, ndërsa më alarmante situata paraqitet në fshatin Trebolje të Makedoski Brodit, ku zjarri vazhdon të jetë aktiv, ndërkaq flakët që përfshinë Matkën janë lokalizuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Zjarri në Matkë është filmuar nga një turist nga i cili dhe u përhap informacioni për ndezjen e qëllimshme të zjarrit. Pushuesit e Matkës shprehen të frikësuar kërkojnë më shumë angazhim nga institucionet kompetente të vendit.
“Duhet të ketë më shumë ekipe, edhe shërbime policore duhet të ketë më shumë pasi që është vend turistik dhe patjetër të ketë, sepse çdo kush mund të ndez zjarr. Këtu vijnë shumë njerëz, është periudhë vere dhe mendoj se duhet të ketë më shumë shërbime të shtetit”, tha një turist. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se intervenimi është kryer me anë të helikopterëve për shkak të terrenit të papërshtatshëm makinat apo këmbësoret.
“Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka intervenuar me shpejtësi me anë të dy helikopterëve, sepse terreni ishte i papërshtatshëm që të intervenohet me këmbësori, më pas dhe një helikopter i armatës së Maqedonisë i është bashkangjitur aksionit dhe zjarri është vënë në kontroll. Për momentin kemi pasur zjarr aktiv në Moranë, Zelenikovë ku intervenojnë helikopterë të Armatës së Maqedonisë”, ka thënë Ekrem Zendeli, zv/drejtor në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
VMRO-DPMNE ndërkohë kërkoi që Qeveria të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zjarret e përhapura në lokacione të ndryshme të vendit. Gjatë kësaj periudhe Maqedonia është kapluar nga rreth 400 zjarre.
Sipas të dhënave zyrtare të DMSH ky numër krahasuar me vitet e kaluara është shumë i lartë. Gjendje e jashtëzakonshme me numër të madh të zjarreve për herë të fundit është regjistruar në vitin 2007 ku edhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Maqedonia posedon vetëm tre aeroplan zjarrfikës dhe dy helikopterë nga armata e Maqedonisë, të cilat sipas DMSH nuk janë aspak të mjaftueshëm për tu përballur me gjendje të tilla./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë