Çun Lajçi ironizon keq me Kadri Veselin e Blerta Deliun përmes kësaj poezie

17:52 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi ka publikuar një poezi, kështu duke ironizuar me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe deputeten e kësaj partie, Blerta Deliun.

Ai thotë se më mirë ‘i bjen me ua recite këtë poezi, se ndoshta e kuptoni ç’asht Varka e Noes’.

Madje Deliun e ka quajtur edhe ‘artiste papagalle pa skenë’.

Ja poezia e plotë:

Z.Kadri Veseli,

Blerta Deliut (artistes papagalle pa skenë )

ma mirë i bjen me ta recitue këtë poezi- se ndoshta e kuptoni ç’asht Varka e Noes!

Ju,

Fjala e numrat

Ju fjalët i keni ato të vjetrat,

Pa numra e lëkura,

Vetëm këmishat i keni zbardhue

N’vend të fytyrave,

E premtoni dhamë qumështi

Në nofullat e thyeme grushtash

Nga duert tueja ‘të pastërta’

Tupanat i rrehni

Për t’qenë e ardhmja jonë

E mjerë.

Unë s’kam fjalë t’bukura

Si Ju

Kam rrudha, ku muj ta fsheh

Fytyrën time të skuqun

Nga mashtrimet tueja

T’vjetra-t’reja!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme