Në ditën e tretë të debatit kuvendor për ribalancin e Buxhetit 2017, deputetët e VMRO-DPMNE-së e kritikuan Qeverinë e kryesuar nga LSDM për detyrime prej 110 milionë eurove për 70 ditë, edhe pse, theksuan ata, mu për detyrimet e kritikonin më së shumti pushtetin e kaluar derisa ishte në opozitë.
Minsitri Tevdovski nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje depuetëve nga opozita të mos prezantojnë të dhëna të pasakta për detyrimet dhe i sqaroi arsyet. >Kumtoi se në qershor dhe korrik neto detyrimi i ri në tregun vendor është bërë në shumë prej 1,8 miliardë denarëve apo 30 milionë euro dhe në periudhën e njejtë është kthyer detyrimi ndaj kredisë së huaj në shumë prej 81,9 milionë euro.
Lidhur me nevojën për detyrim, Tevdovski u përgjigj se në janar të vitit 2018 Maqedonia do të duhet vetëm për një kredi të huaj të kthejë 90 milionë euro të bërë nga pushteti paraprak.
Në pjesën e pasdites të ditës së tretë të debatit për ribalancin e Buxhetit 2017, deputetët nga pushteti folën për borxhe të bëra në institucionet shtetërore nga pushteti i kaluar, shpenzimet joproduktive, për gabime në projektimin e autostradave… Deputetët opozitarë, ndërkaq replikuan për shkurtimin e investimeve kapitale dhe politikën me të cilën refuzohen investuesit e huaj. Akuzuan për ulje të mjeteve për mbështetje të zhvillimit rural, turizmit, universiteteve… përmendën edhe 500, sipas tyre punësime partiake, në MPB. Në diskutim pati edhe akuza për zjarret me vëerësimin nga deputetët opozitarë se Qeveria tashmë disa ditë ështël e pafuqishme të përballet me stihinë.
Pjesa e pasdites e mbledhjes së sotme për ribalancin do të vazhdojë në orën 15:30, pas pauzës së rregullt./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...