Rreth 1 mijë kandidatë, të cilët kanë aplikuar për punë në fusha të ndryshme në Komunën e Mitrovicës Veriore, i janë nënshtruar testit i cili po mbahet sot gjatë gjithë ditës në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Teknike në veri të Mitrovicës.
Drejtoresha e administratës në këtë komunë, Adriana Hoxhiq, ka bërë të ditur për se kandidatët që kanë aplikuar për vende të punës i përkasin të gjitha etnive.
Sipas saj, janë gjithsej 916 kandidatë, prej të cilëve 403 kanë aplikuar në fushën e arsimit, 513 të tjerë në administratë, shëndetësi etj., ndërsa testet po mbahen në gjuhën shqipe dhe serbisht
“Gjithçka është duke shkuar mirë dhe sipas planit të paraparë, ndërsa deri tani nuk është shfaqur asnjë problem”, ka thënë Hoxhiq.
Ndryshe, numri i atyre të cilët do të punësohen në këtë komunë është 146 kandidatë, të cilët pritet që brenda një muaji të fillojnë punën./arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...