Nuk ka datë për seancën e radhës

13:33 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Pas mbledhjes së mbajtur me përfaqësuesit e partive politike të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ende nuk është vendosur se kur të mbahet seanca e radhës, raporton Arbresh.info.

Përfaqësuesi i LAA-së, Avdullah Hoti ka thënë se ende nuk kanë dakordim me të gjitha partitë për seancën e radhës.

“Nuk kemi ende dakordim në nivel të të gjitha partive politike që të mbahet një seancë e radhës. Kërkesa e PAN-it që është bë publike që në votat që shkojnë për kandidatin tjetër për kuvend të shkojnë edhe për kryeministër nuk ka logjik politike dhe nuk është në përputhje me normat. Kuvendi sot është mbledhur në përputhje me kushtetutën ku 61 deputet kanë qenë në seancë ndëërsa PAN nuk ka qenë që dëshmon se nuk i ka numrat. Ata kërkojnë vetëm konsultime dhe shtyerje. Ne do ta respektojmë radhën që ta propozojnë kandidatin e tyre”, ka thënë ai.Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme