Google ADS

Hoti u bën thirrje PAN-it të shkojnë në kuvend

10:47 | 4 Gusht 2017
L G

Deputeti i LDK-së, Avlluah Hoti u ka bërë thirrje deputetëve të koalicionit PAN që të jenë prezent në kuvend dhe të mos i bllokojnë formimin e institucioneve.

“Pres që kurdo që të thirret seanca e ardhshme të shohim më shumë deputet të përgjegjshëm që të konstituojmë kuvendin. Unë pres që t’i shohim ata në sallë dhe të shohim propozimet e tyre”, u shpreh Hoti.

Ai po ashtu tha se është e pafalshme bllokimi i  institucioneve.  Hoti edhen jë herë e bëri me dije se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë asaj që nuk e votojmë kandidatin e PDK-së për  kryeprarlamentar. Është e pafalshme që të bëhet një muaj dhe institucionet e Kosovës të mos jenë themeluar ende”, tha ai. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme