Koço Kokëdhima, drejtues i Lëvizjes Zgjidhja, ka folur me tone të ashpra sa i përket menaxhimit nga ana e qeverisë të situatës së zjarreve në vend.
Përmes një reagimi zyrtar të kësaj lëvizjeve, i kërkohet kryeministrit Edi Rama që të dalë në terren për të parë situatën e vështirë.
Sipas Kokëdhimës, qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Ai flet për rrezikun që i kanoset Parkut të Llogarasë, nga flakët që prej ditësh kanë rënë pranë kësaj zone.
“Mijëra hektarë pyje po shkatërrohen, qendrat e banuara pranë tyre janë në rrezik. Qeveria dhe pushteti lokal kanë dështuar dhe janë dorëzuar. Kryeministri merret me denoncime e dënime të turpshme kolektive e publike të dejtorëve dhe e ka mendjen te show i rradhës me tumane e atlete, në takimet ndërkombëtare.” – shkruhet ndër të tjera në reagim.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...