Google ADS

Edhe një turist i vdekur në plazhin e Shqipërisë

07:38 | 4 Gusht 2017
Arbresh.info

Rreth orës 19:00 të së enjtes, në plazhin e Qeparoit, një person ka humbur jetën, pavarësisht ndihmës së parë që mori nga mjekët në spitalin e Himarës.

79-vjeçari me inicialet I. R. është nxjerrë nga uji nga të pranishmit, të cilët kanë njoftuar edhe spitalin e Himarës, nga mori dhe ndihmën e parë dhe më pas u nis për mjekim më të specializuar për në spitalin e Sarandës, por pushuesi nuk ka arritur të mbijetojë.

Nga verifikimi paraprak rezulton se shtetasi I.R., 79 vjeç banues në Tiranë, merrte ilaçe për tensionin, qe u gjetën në shtëpinë e tij të pushimit.

Dyshohet se i moshuari ka pësuar komplikacione për shkak të problemit me tensionin për të cilin edhe merrte medikamente

Informacion paraprak
Himarë

Më datë 03.08.2017, në Sallën e informacionit të Komisariatit Himarë ka ardhur një telefonatë se në Plazhin e Qeparoit, Himarë, rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë.

Pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.

Kanë njoftuar stafin mjekësor të Spitalit të Himarës, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë.

Nga verifikimi paraprak rezulton të jetë shtetasi I.R., 79 vjeç banues në Tiranë, dhe pushues në Qeparo, Himarë.

Shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën nga policia disa medikamente tensioni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme