Google ADS

Stuhia e pluhurit mbulon një qytet në Kinë

01:41 | 4 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Banorët në Ejina të Kinës janë mbyllur brenda për të shmangur pluhurin e dendur që ka sjell një stuhi.

Më poshtë mund ta shihni këtë valë pluhuri që i afrohet qytetit, nga hapësira të ndryshme si autostrada, stacion treni dhe shtëpi.

Raportohet se pas një kohe që mbuloi zonën në tërësi, pluhuri është larguar dhe situata i është kthyer normalitetit.

Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe gjatë muajit maj në Pekin, kur një stuhi e ngjashme ka bllokuar qarkullimin për disa orë.

Ky fenomen që shkaktohet nga papastërtitë dhe smogu, është bërë i shpeshtë në këtë shtet, kryesisht në zona industriale.

https://www.youtube.com/watch?v=TnAB6vlvapk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme