Google ADS

Hakerët vodhën 18 milion të dhëna të federalëve në OPM

19:45 | 23 Qershor 2015
Arbresh Info

‘CNN’ ka raportuar që 18 milion të dhëna të ish-punëtorëve federalë dhe atyre aktual janë vjedhur në një sulm kibernetik që si objektiv ka pasur Zyrën e Personelit Menaxhues (OPM).

Drejtori i FBI-së, James Comey në senatin me dyer të mbyllura është thënë se ka vlerësuar hakimin të ketë arritur deri në 18 milion të dhëna të thyera, shkruan arbresh.info.

David Cox, drejtori i Federatës Amerikane të Punonjësve të Qeverisë, i cili përfaqëson më shumë se 670.000 punonjës federalë, ka pretenduar që hakimi ishte dukshëm më keq se ajo që së pari administrata e Obamas pohoi.

Cox ka deklaruar se “të gjitha të dhënat e çdo punonjësi federatë, çdo punonjësi të pensionuar, dhe mbi një milionë punonjëseve të tjera janë vjedhur”, raporton arbresh.info. Po ashtu, Cox ka thënë që numrat e sigurimit social janë vjedhur në formatin e pa enkriptuar, që sipas tij kjo është vërtetë e “egër dhe mizore”.

Deri tani është kuptuar që sa më shumë që kjo ngjarje është duke hulumtuar, aq më keq janë duke shkuar gjërat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme