Google ADS

Aksident në Ferizaj, vetura godet rëndë këmbësorin (VIDEO)

22:46 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Rreth orës 21:30 në Ferizaj konkretisht në hyrje të fshatit Talinovcit një veturë ka goditur një këmbësor. Këmbësori ka marr lëndime trupore, mirëpo gjendja e tij ende nuk dihet.

Një lexues i portalit lajmi.net i ka dërguar disa video nga vendi i ngjarjes ku shihen qytetarë të shumtë duke i ndihmuar viktimës.

Po ashtu policia dhe ambulanca kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren më rastin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme