Neymar Jr ka folur fjalët e para pas zyrtarizimit të tij te skuadra e re, Paris Saint-Germain.
Sulmuesi brazilian bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi kalimi i tij nga Barcelona te PSG ka kushtuar plot 222 milionë euro.
Transferimi te gjiganti francez e ka lumtuar shumë Neymarit, i cili thotë se ndihet i lumtur me këtë transferim dhe gjithashtu ndihet i gatshëm për të dhënë më të mirët dhe gati për PSG-në.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që bashkohem me Paris Saint-Germain”, ka thënë Neymar Jr pas nënshkrimit të kontratës së tij.
“Që kur erdha në Evropë, ky klub ka qenë gjithmonë një nga më konkurruesit dhe më ambiciozët dhe sfida më e madhe, bashkimi me shokët e mi të ri është që të ndihmoj klubin për të pushtuar titujt që duan tifozët e tyre”.
“Ambicia e Paris Saint-Germain më tërhoqi në klub, së bashku me pasionin dhe energjinë që sjell kjo”.
“Kam luajtur katër sezone në Evropë dhe ndjehem gati për të marrë këtë sfidë”.
“Nga sot, unë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar shokët e rinj të ekipit tim, për të hapur horizonte të reja për klubin tim dhe për të sjellë lumturi për miliona mbështetësit e saj në mbarë botën”, përfundoi ylli brazilian.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...