Google ADS

Veseli paralajmëron kandidat tjetër për kryeparlamentar, por ka një kusht për VV-në dhe LDK-në

21:05 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Kadri Veseli ka paralajmëruar se mund të ketë një kandidat tjetër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ai në një intervistë në RTK ka thënë se këtë do ta bënte për hirë të interesave qytetare, sepse sipas Veselit, nuk është ai që i bën bllokadë vendit, por është Vetëvendosja.

“I thërras publikisht të gjithë le të mbajnë fjalën. Për hirë të interesave të qytetarëve unë do të afroj një kandidat për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN. Mos të manipulojnë me ndjenjat e qytetarëve. Kemi nevojë për komunikim, kemi nevojë për respektimin e Kushtetutën”, ka thënë ai.

Por, Veseli është shprehur se për ta bërë këtë duhet të votohet në të njëjtën ditë që të formohet Qeveria me kryeministër Ramush Haradinajn.

Ai Vetëvendosjen e ka quajtur “sinonim të bllokadës institucionale”./Indeksonline/

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka treguar arsyen se pse deputetët e tij nuk u kthyen për ta vazhduar seancën në orën 15:00.

Sipas Veselit, Adem Mikullovci i cili sot ka udhëhequr seancën konstituive ka bërë disa gabime të cilat do të duhej të dërgoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se ishin pikërisht këto gabime të Mikullovcit që e shtynë PDK-në të mos marrë pjesë në seancë.

“Në fakt ka qenë një demonstrim se mund të abuzojë Vetëvendosje me pushtetin kur ka mundësi. Më vjen keq, por gabimet e zotit Mikullovci mund të jenë tema për Gjykatën Kushtetuese, duke filluar nga betimi. Këtë edhe do ta bënte Vetëvendosje. Nuk ka drejtë kryesuesi ta mbyllë seancën. Mbyllja e seancës, thirrja e saj në ora 15:00 ka mundur të përbënte një çështje për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai në një intervistë në RTK, transmeton Indeksonline.

Veseli është shprehur se në Kuvend kishte tendencë për ngritje të tensioneve, gjë që ishte vërejtur nga deputetët e PDK-së të cilët më pas kishin vendosur të mos kthehen në seancë.

“Nëse e vëreni në retrospektivë, Vetëvendosje e kishte vu Mikullovcin në një pozitë fanatike të seancën. Tentonin të rrisnin tensione. E pamë që nga fillimi, deputetët tanë donin t`i iknin tensionimit, ata duhet të jenë të lirë ta shprehin vullnetin e vetë. Kryesuesi është mirë t`i përmbahet rregullores dhe Kushtetutës. Ishte çdo gjë jashtë çdo rregullore, ishte lëndë për Kushtetuesen”, ka thënë tutje ai.

Ai ka thënë se Mikullovci është më mirë t`i thërrasë në takim grupet parlamentare dhe të diskutohet qetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme