Ende nuk dihen arsyet e zjarrit në Shupkovc, lokalizimi ende vazhdon

20:54 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Zjarri i madh që ka përfshirë, fshatin Shupkovc të Mitrovicës, është duke u lokalizuar nga njësitet e zjarrëfikësve.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Policia e rajonit të Mitrovicës, ku kanë bërë të ditur se banorët janë nën vëzhgimin dhe kujdesin e njësiteve policore, deri në lokalizimin e tërësishëm të zjarrit.

Policia ende nuk ka bërë të ditur se ç’ka mund të ketë shkaktuar një zjarr të tillë të përmasave të mëdha, që parashihet të ketë vënë në rrezik gjithë të pranishmit rreth zonës së këtij fshati në Mitrovicë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin, lajmi pritet të përditësohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme