Google ADS

Veseli, Haradinaj e Limaj takohen sonte, vendosin për seancën e nesërme

19:19 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Koalicioni PAN i cili sot nuk ishte prezent në vazhdimin e seancës konstituive ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në seancën e nesërme.

Në lidhje me këtë burime të lajmi.net bëjnë të ditur se tre kryetarët e koalicionit më të madh do të takohen sonte në orën 20:00 për të marrë një vendim të përbashkët.

“Sonte rreth orës 20:00 do të takohen Veseli, Haradinaj dhe Limaj dhe do të vendosin për nesër”, ka thënë ky burim.

Më herët Partia Demokratike e Kosovës mbajti një konferencë për media ku tha se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme pasi është thirrur në mënyrë arbitrare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme