Shkëndija e Tetovës kalon në fazën e Play-Offit në Ligën e Evropës

18:56 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkëndija e Tetovës u kualifikua në fazën e Play-Offit në Ligën e Evropës, shkruan Arbresh.info.

Skuadra shqiptare e eliminoi Trakain e Lituanisë pas dy ndeshjeve me rezultat 4:1.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në Strumincë, Shkëndija arriti fitore me shifrat 3:0.

Shkëndija ka kaluar në epërsi në minutën e 29-të me golin e shënuar nga Besart Ibrahimi.

Shkëndija ka qenë edhe në një rast e pafat sërish e ka qëlluar shtyllën në minutën e 35-të me Adurrahimin.

Vjen edhe goli i dytë me Ferhan Hasanin i cili shënoi në minutën e 43-të pas një goditje të lirë.

Golin e trtë e realizoi sërish Hasani në minutën e 86-të. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme