Futbollisti i Kombëtares rikthehet në Shqipëri

18:40 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Merkato e Partizanit ende nuk është mbyllur dhe pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera gjë që e konfirmoi edhe drejtori i të kuqve, Genc Tomori, i cili iu përgjigj interesit të medieve në konferencën për shtyp të prezantimit të mesfushorit Kristian Adorjan.

Edgar Çani është synimi kryesor në merkato dhe tratativat e Partizanit me të konfirmohen edhe nga Tomori, ndërkohë që ai konfirmon edhe afrimet e Basrak, La Kamara, Selvaxhio dhe Shahinas, që janë bërë të ditura nga mediat italiane, shkruan Sportal.al.

“I gjithë stafi po punon për Edgar Çanin, janë detajet e fundit, por 100% të sigurt mund të flasim vetëm nëse futbollistin do ta kemi në sallën e konferencave. Afrimi i Çanit dhe i futbollistëve të tjerë tregon se sa shumë po e kërkojnë titullin. Milan Basrak nuk ka luajtur për arsye dokumentacioni, La Kamara gjithashtu është një lojtar shumë i mirë, gjithsesi do të presim deri më 31 gusht.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme