Edhe pse Qeveria e Maqedonisë nuk jep detaje për përmbajtjen e Ligjit të Gjuhëve, i cili siç thuhet do të avancojë përdorimin e shqipes, konsultimet kanë vazhduar për dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut.
Partnerët e koalicionit qeverisës janë ta ndarë nëse Ligji si tërësi do të shkojë në Komision, apo vetëm pjesë të saj. Jo zyrtarisht bisedimet janë fokusuar në bankënotat dhe uniformat në dy gjuhë edhe pse nga gjë e tillë përpara formimit të Qeverisë së Re partnerët e koalicionit kishin hequr dorë.
Partitë qeverisëse mohojnë të ketë mosmarrëveshje, madje thonë se Ligji për shqipen do të miratohet brenda 100 ditëshit të Qeverisë, që i bie deri në 8 shtator. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM, Tomisllav Tuntev thotë se nuk ekziston kurrfarë pengese që Ligji për Gjuhët të kalojë në procedurë kuvendore.
“Sa jam unë i informuar , dispozitat sa i përket ligjit për përdorimin e parave dhe uniformave do jenë subjekt i analizave të Komisionit të Venedikut. Kur do të ndodh kjo gjë, si do të ndodh, nëse i gjithë ligji do të shkojë përsëri në Komisionin e Venedikut ajo është çështje e Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit. Për atë gjë do të merren vesh, kryesorja, në këtë moment nuk ka asnjëfarë arsye që ligji të mos shkojë në procedurë kuvendore dhe unë mendoj se arsyet janë teknike pasi ai ligj është pjesë e pakos së ligjeve”, tha Tuntev.
Nga ana tjetër LR PDSH-ja është e bindur se ligji për përdorimin e shqipes do të kalojë në 100 ditshin e parë të Qeverisë. Kjo parti vlerëson se varianti më i mirë është që ligji të kalojë në Qeveri dhe njëkohësisht i njëjti të dërgohet në Komisionin e Venedikut.
“Ligji për të cilin jemi marrë vesh para se ta krijojmë koalicionin qeveritar, atë ligj do e kalojmë në 100 ditët e punës së Qeverisë. Nuk ka ngecje ndërmjet partnerëve të koalicionit se a duhet të kalohet ligji apo s’duhet të kalohet por mënyrën se si duhet të kaloje. Këtu ka disa mosmarrëveshje të imta”, ka thënë Arben Taravari nga LR-PDSH.
Nga partia e Selës thonë se përgjegjësia për miratimin e ligjit të gjuhëve më së shumti bie mbi LSDM-në dhe BDI-në cilat në zgjedhjet e shkuara parlamentare morën numër të madh të votave të shqiptarëve.
“Sa ka përgjegjësi LR PDSH-ja aq përgjegjësi ka BDI-ja, aq LSDM-ja. Mos harrojmë se LSDM-ja ka më shumë vota shqiptarësh se LR PDSH-ja. Ato kanë përgjegjësi më shumë për gjuhën shqipe se ne, sikur e kemi thënë ne gjithashtu e ka thënë edhe ajo po dhe BDI”, ka thënë Taravari.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë debati mbi ligjin e gjuhës shqipe u la përgjysmë nën arsyetimin se do të ripërpunohet dhe do të kalojë në seancë qeveritare pas festës së Ilindenit./AlsatM
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...