Alternativa: PAN të zhbllokojë formimin e institucioneve

16:58 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës e Ilir Dedës me anë të një kumtese për media ka komentuar zhvillimet e sotme në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Dështimi për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është goditje ndaj integritetit institucional të shtetit tonë nga ana e koalicionit PAN. Për më tepër, sot u tregua që PAN nuk e ka shumicën e deklaruar parlamentare për themelim të institucioneve”

” E thërrasim koalicioni PAN që mos të mbaj peng dhe të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit, por që sa më parë të propozojnë kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit i/e cili/a dont’a kishte mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme