Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka aprovuar projektin e Komitetit Olimpik të Kosovës për grantin ekipor (Team Support Grant) të ciklit olimpik 2017-2020.
Projekti është aprovuar për shumën 60 mijë dollarë, të cilat parashihen t’i ndahen njërës nga federatat ekipore në Kosovë.
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këtë grant t’ia ndajë Federatës së Hendbollit të Kosovës për Përfaqësuesen seniore të femrave, të cilat shkruan historinë, duke zënë vendin e parë në grupin parakualifikues për EURO 2018.
Ato mposhtën Izraelin dhe Gjeorgjinë, në ndeshjet e luajtura në Prishtinë. Kujtojmë që vitin e kaluar, këtë grant e kishte fituar Federata e Basketbollit e Kosovës në vlerë 25 mijë dollarë, vetëm për vitin 2016.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj