Kërkohet shkarkimi i ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin

16:44 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Lëvizja e qytetarëve të lirë kërkoi sot shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin për shkak të dy aksidenteve në fabrikën “Milan Blagojeviq” në Luçane, në të cilat dy punëtorë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Shkarkimi i Vulinit është kërkuar nga kryeministrja e Qeverisë, Ana Brnabiq dhe Kuvendi, me arsyetimin se në afat brenda 20 ditësh kanë ndodhur dy aksidente në të njëjtën fabrikë dhe se “është e nevojshme që në të ardhmen të mos ketë viktima tjera”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme