Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në pikën më të ulët

16:54 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se marrëdhënia e shtetit të tij me Rusinë është në “pikën më të ulët”, në mes të telasheve me Kongresin për sanksionet e vendosura kundër Moskës.

Trump ka miratuar masat, përkundër që i ka quajtur “me të meta”, transmeton portali arbresh.info.

Rusia ka thënë që sanksionet e reja ishin të njëjta me shpalljen e një “lufte të plotë tregtare” kundër Moskës.

Ligji ka për qëllim ndëshkimin e Rusisë për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe veprimet e saj në Ukrainë.

Trump kishte kundërshtuar projekt-ligjin, i cili gjithashtu përmban masa kundër Iranit dhe Koresë së Veriut, pasi kufizon aftësinë e tij për të lehtësuar sanksionet pa pëlqimin e Kongresit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme