Google ADS

Abdixhiku: PAN-i nuk i ka numrat, kontrabanda nuk ka vend në parlament

15:38 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës konstituive i ka komentuar numrat e koalicionit PAN, shkruan arbresh.info

Abdixhiku ka thënë se PAN-i po provon të blejë kohë me kërcënime e me kontrabat por ato nuk kanë vend në parlament, shkruan arbresh.info

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:

E caktojnë seancën vet, vonohen dy orë, s’respektojnë një vend të tërë.

Kërkojnë votim, humbin në votë, se pranojnë këtë votim.

I kërkojnë dy orë shtesë, i marrin tri – s’vijnë sërish. Kërcënojnë me bllokim; bllokojnë.

Veprimet si këto, për blerje kohe, kërcënim e kontrabandë kanë vend në rrethe mafioze – jo në Parlament. Kosova meritonte më mirë në ditën e parë të legjislaturës së re.

Numrat janë, PAN nuk i ka!
Kadri Veseli s’mund të bëhet Kryetar Kuvendi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme