Sot është përuruar trotuari në rrugën e “UÇK-së”, krahu i majtë, në qytetin e Rahovecit, ndërsa financimi për rregullimin e tij është bërë nga Komuna e Rahovecit dhe Projekti Zviceran për Përkrahje të Komunave DEMOS.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, Norbert Pijls, menaxher i Projektit Zviceran DEMOS dhe zyrtarë tjerë nga Projekti DEMOS.
Trotuari fillon nga rreth rrotullimi në hyrje të qytetit të Rahovecit nga fshati Fortesë dhe vazhdon deri në dalje të qytetit, rrugës për Malishevë.
Gjatësia e trotuari është 3.840 metra dhe përpos kubëzimit, ky trotuar ka edhe ndriçimin publik, dru dekorativë dhe ulëse.
Ndryshe, vlera e përgjithshme për ndërtimin e trotuarit është 153 mijë e 656 euro, prej të cilave 64.556 euro ka investuar Komuna e Rahovecit, ndërsa DEMOS ka investuar 89.099 euro. /arbresh.info/
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...