Situata e rënduar për shkak të zjarreve në Shqipëri ka bërë që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati t’i telefonojë për ndihmë homologut grek Nikos Kotzias.
Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se Bushati ka siguruar mbështetje nga homologu grek dhe dy avionë do nisen nga Korfuzi për të ndihmuar njësitë shqiptare që po luftojnë me flakët.
Gjithashtu, ministri Bushati i ka kërkuar ndihmë edhe homologut italian, Alfano. Një avion do të vijë nga Pulja për të ndihmuar Emergjencat Civile, shkruan TCH.
Situata më problematike nga zjarret paraqitet në Dukat të Vlorës dhe Krastë të Elbasanit. Në këtë të fundit, për të vënë nën kontroll situatën janë nisur edhe zjarrfikësit nga Lushnja.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele