Ndalimi i Tokës paraqet një enigmë të madhe për shkencëtarët, le të shohim se çfarë thotë NASA për këtë çështje.
NASA beson se kjo dukuri më shumë është e varur nga mënyra se si planeti ndalon se lëvizuri.
Në qoftë se ajo ndalet papritmas, atmosfera nga sipërfaqja e Tokës do të çrrënjoset dhe do të dërgohet drejt hapësirës. Gjatë gjithë kohës, Toka rrotullohet për 1.500 kilometra në orë, e nëse kjo ndalon, do të ishte katastrofike, për çdo gjë që gjendet në tokë.
Ndërkohë, fusha magnetike e planetit tonë do të zhdukej dhe ne do ekspozoheshim ndaj sasive vdekjeprurëse të rrezatimit. Toka do të bëhej sferë pothuajse e përsosur, meqë nga rotacioni aktual ka një të fryrë në ekuator.
Kjo do të ndikonte në shpërndarjen tjetër të ujit, për çka do të ndodhnin përmbytjet më katastrofike.
Ajo mund të përplaset për shkak të gravitetit, por jo deri sa të ketë arritur një distancë të caktuar!
Një skenar tjetër i mundshëm mund të jetë është se ajo mund të ndalojë së lëvizuri gradualisht përgjatë miliarda vitesh sikurse po ndodh tani.
Por le ti marrim me radhë të gjitha katastrofat.
Çdo gjë që nuk është e vendosur mirë në Tokë, do të fillojë të lëvizë në shpejtësi
Forca e gravitetit është ajo që na mban të lidhur fort me sipërfaqen e planetit, por nëse Toka do të ndalte së rrotulluari, njerëzit do të kthehen në plumba të mëdhenj, që lëvizin me mbi 1500 kilometra në orë, që do të qëllojnë njëri tjetrin, kurse erërat e shpejta, do të krijojnë topa të mëdhenj me njerëz dhe gjëra të shkatërruara.
Por ne nuk do të fluturojmë në hapësirë
Disa filma fantashkencë tregohet se nëse Toka ndal rrotullimin ne do të fluturojmë në hapësirë. Por studimet tregojnë se kjo është e pamundur pasi ne edhe pse do të udhëtojmë me shpejtësi marramendëse nuk do të arrijmë kurrë shpejtësinë e mjaftueshme për të lënë planetin.
Një stuhi globale do të shkatërrojë tërësisht qytetet
Atmosfera që e rrethon Tokën, do të rrotullohej me një shpejtësi prej 1.670 kilometra në orë rreth Ekuatorit dhe do të shkatërronte gjithçka. Ajo do të krijonte një stuhi masivisht shkatërruese mbi pothuajse të gjithë planetin tonë.
Do të krijohej një cunam global
Mos e harroni Ligjin e parë të Njutonit. Një objekt në lëvizje do të mbetet në lëvizje nëse një forcë e jashtme nuk vepron mbi të. Që oqeanet tona janë në lëvizje të vazhdueshme dhe do të krijojnë një cunam, i cili mund të arrijë në brendësi mbi 27.4 kilometër në më pak se një minutë.
Një tërmet do trondisë botën
Forcat e ndryshme, që veprojnë në Tokë janë aq të përkryera dhe funksionojnë në mënyrë aq të ekuilibruar sa ne rrallë e vëmë re ndryshimin në to. Në qoftë se planeti ynë do të ndalojë rrotullimin këto balanca do të prishen dhe do të shkaktojnë tërmete në të gjithë globin.
6.Kudo do të ndizen zjarre
Ndryshimi i shpejtësisë së erës dhe krijimi i uraganeve do të përhapin zjarre në të gjithë planetin.
Nuk do të përdoret më GPS
Megjithëse përdorimi i GPS-së sot duket një domosdoshmëri pasi satelitë, aeroplanë apo mjete të tjera transporti mbështeten te GPS, nëse Toka ndalon ajo nuk do të përdoret më dhe kjo do sjellë aksidente dhe viktima pafund.
Qielli do të duket më statik
Nëse Toka ndalon së rrotulluari edhe ajo, që ne shohim në qiell do të ndalojë gjithashtu. Yjet do të duken si të ngrirë në vend.
9.Hëna do të përplaset me Tokën
Tani Hëna lëviz ngadalë larg planetit tonë, por me të ndalur Toka, ajo do të lëvizte gjithmonë e më pranë nesh.
Një ditë do të jetë e gjatë sa një vit
Sot, një ditë, është e barabartë me 23 orë dhe 56 minuta. Nëse rrotullimi ndalet në tërësi, bota për gjysmë viti do të kishte ditë, e gjysmë viti natë, duke zhdukur gjallesa të botës bimore dhe asaj shtazore.
Polet do të jenë kryesisht të padëmtuar
Nëse Toka ndalon rrotullimin një ari polar ose pinguin, që jeton në polin jugor apo verior do ta ndjejnë më pak gjithë dëmin, që do të shkaktohet.
Rrezet e Diellit nuk do të mund të arrijnë në Tokë
Pluhuri dhe mbetjet e hedhura ne atmosferë do të bllokojnë rrezet e diellit të depërtojnë në tokë. Një fenomen, i cili sot ndodh përkohësisht nga shpërthimi i ndonjë vullkani.
13.Modeli i Diellit do të ndryshojë
Duke qenë se Toka nuk do të funksionojë normalisht atëherë edhe Dielli do të ndryshojë. Ai do të lindë në perëndim dhe do të perëndojë në lindje.
Toka do të bëhej një sferë
Nëse Toka do të ndalte rrotullimin atëherë uji i oqeaneve do të rishpërndahej mbi planetin tonë duke përmbytur shumë prej rajoneve të ulta.
15.Oqeanet do të rishpërndahen
Oqeanet do të përqendrohen më shumë në pole, pasi aty graviteti do të jetë më i madh duke lënë pas një super kontinent të mbështjellë rreth ekuatorit.
16.Sistemi i erës do të ndryshojë
Sistemet aktuale të erës shkojnë paralelisht me ekuatorin, por nësë Toka ndal, ato do të lëvizin nga ekuatori në pole duke sjellë ndryshime masive të motit.
17.Sipërfaqja e oqeaneve do të pluhurizohet
Me ndryshimin e rrymave të erës edhe sipërfaqja ujore e planetit do të pluhurëzohet, duke përfshirë këtu edhe oqeanet.
18.Gjallesat e deteve do të vdesin
Me ndryshimet e shumta që do të ndodhin ato do ta kenë të pamundur të mbijetojnë sidomos në ujëra me një nivel të ulët oksigjeni.
19.Temperaturat në të gjithë planetin do të ndryshojnë
Me atmosferën, që do të mbulohet kryesisht nga pluhuri dhe mbetjet, një mjegull e dendur do të vendoset kudo edhe në ujërat e ftohta të oqeaneve, duke bërë që temperaurat të bien më tej.
20.Ne do të bombardohemi me rrezatim
Ndërkohë, fusha magnetike e planetit tonë do të zhdukej dhe ne do ekspozoheshim ndaj sasive vdekjeprurëse të rrezatimit. Toka do të bëhej sferë pothuajse e përsosur, meqë nga rotacioni aktual ka një të fryrë në ekuator. Kjo do të ndikonte në shpërndarjen tjetër të ujit, për çka do të ndodhnin përmbytjet më katastrofike.
21.Dritat e veriut do të zhduken
Dritat e veriut do të pushojnë së ekzistuari pa një fushë magnetike.
22.Stinët nuk do të ekzistonin më
Pjerrësia 23.5° e Tokës do të zhduket. Dielli do të jetë i fortë në ekuator, por nuk do të ketë më stinë.
Dielli do të duket kryesisht i palëvizshëm
Nëse Toka ndalon ne do të shohim rritjen dhe uljen e diellit në qiell vetëm kur të ndryshojmë gjerësinë tonë.
24.Të gjithë do të vdesim
Me gjithë ndryshimet që do të ndodhin është e qartë se nuk do të mbijetojë asnjë qënie e gjallë.
25.Si të mbijetojmë
Pavarësisht të gjithave duket se ka një mundësi fare të vogël për të mbijetuar: Zgjidhja është nëntoka.
Nëse ne strehohemi në brendësi të saj do të mbrohemi nga uraganet, cunamet, rrezatimi i dëmshëm apo fenomene të tjera të dëmshme që do të ndodhin.
Problemi është se ndoshta ne nuk do të jemi kurrë në gjendje ta lëmë nëntokën përsëri./Arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...