‘Ke zgjatur këmbët me photoshop’, Armina Mevlani detyrohet t’u sqarojë ndjekësve të vërtetën e fotos

10:25 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Një foto e postuar në profilin e saj në Instagram ka shkaktuar shumë reagime. Fashion Blogger-ja shqiptare Armina Mevlani është vendosur në qendër të kritikave nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët e kanë akuzuar se ka përdorë shumë photoshop për të zgjatur këmbët, shkruan Class.

Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja Armina postoi një foto teksa shijon akulloren e saj, ku dhe shkruan në anglisht: “Ti nuk mund ta prekësh akulloren time!”

Por kaq ka mjaftuar dhe një lumë komentesh negative kanë vërshuar në profilin e saj.

E gjendur përballë kaq shumë kritikave, Armina është detyruar të sqarojë të gjithë ndjekësit e saj se nuk pa përdorë photoshop, por është thjesht poza që ajo ka zgjedhur.

7d818a2d2f94471adfde0c4ba7d43c4d 161f02b30603b08e1cdf05bd844b5214-1 161f02b30603b08e1cdf05bd844b5214 36179f4beb52c5b39f75555bb4e9adea armina-mevlani-480x479

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme