Google ADS

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës

11:07 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti më i vjetër që po udhëheq seancën, Adem Mikullovci ka filluar me kërkesën e emrave të koalicioneve dhe subjekteve politike për anëtarët e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Edhe pse deputetët e Nisma për Kosovën janë në sallë, koalicioni fitues i zgjedhjeve nuk ka propozuar emër për këtë komision, ndërkohë, nga VV është propozuar Albulena Haxhiu, nga koalicioni LAA-në, Armend Zemaj.

Pas kësaj pike është paraparë dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Anëtarët e Komisionit janë tubuar për të verifikuar mandatet dhe në ndërkohë deputetë e Kuvendit janë në pauzë 30 minutash.

Arbresh.info, do t’ju mbajë të informuar gjatë gjithë kohës.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1500479506683803/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme