Sot do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Duke filluar nga ora 10:00, deputetët e legjislaturës së gjashtë do të nisin seancën, në të cilën do të votohet edhe për kryetarin e ri të Kuvendit dhe nënkryetarëve, transmeton Periskopi.
Burime të Periskopit bëjnë të ditur se deputetët e LDK’së do ta lëshojnë sallën në momentin që do të hidhet në votim kryetari i ri i Kuvendit, të cilin sipas Kushtetutës do ta propozojë PAN, si koalicioni më së shumti vota në zgjedhjet e 11 qershorit.
Ndryshe, Grupi Parlamentar i LDK-së do të takohet sot para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Me kërkese te Kryetarit te Grupit Parlamentar Avdullah Hoti, ju njoftoj se nesër më dt: 03.08.2017, në 9:00h mbahet takimi i Grupit Parlamentar në zyrën e grupit nr. C-303, në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin që i është dërguar deputetëve të LDK-së.
Koalicioni PAN ka bërë zyrtare kandidaturën e Kadri Veselit për kryetar Kuvendi, i cili udhëheqi Kuvendin edhe legjilaturën e kaluar.
Përveç koalicionit LAA, edhe Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do ta votojnë Veselin për kryeparlamentar./arbresh.info/
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez