Google ADS

Anglezja shkon në darkë te shqiptari, ditën tjetër e akuzon për përdhunim

01:52 | 3 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Policia greke ka vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar i cili është denoncuar nga një 24-vjeçare angleze për përdhunim. Sipas mediave greke, anglezja është abuzuar seksualisht në ishullin Rodhos në Greqi.

Me shqiptarin në pranga ra edhe një 22-vjeçar grek.

Ka qenë 24-vjeçarja nga Britania e cila tha në Polici se ngjarja ndodhi të dielën e 30 korrikut.

Por ngjarja sipas te akuzuarve dhe akuzueses ka versione të kunderta.

Ajo ka thënë se është takuar me shqiptarin në dyqanin ku ai punonte dhe po e priste derisa ai të mbaronte turnin. Me pas se bashku edhe me 22-vjeçarin grek, të tre shkuan për të ngrënë drekë, por pas darkes, kishin përfunduar në shtëpinë e shqiptarit ku kryen marrëdhënie seksuale.

Diten tjeter, anglezja denoncoi dy të rinjtë në polici duke thënë se e kishin detyruar që të kryenin marrëdhënie.

Por shqiptari dhe greku e mohojnë akuzën e përdhunimit, duke u shprehur se gjithcka ka ndodhur me deshirën e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme