Google ADS

Edi Rama, ndër tre kryeministrat më të pëlqyer në Facebook

01:27 | 3 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një hulumtim i gazetës serbe “Danas” ka gjetur kryeministrat më të ndjekur në rrjetin social Facebook.

Kësaj liste i prinë Angela Merkel me 2,5 milionë ndjekës, e ndjekur nga Dmitry Medvedev me 1,5 milionë ndjekës.

Aty është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me 1.117.249 pëlqime, transmeton Koha.net.

Vlen të theksohet se nga liderët ballkanikë, më i pëlqyeri del të jetë kryeministri Rama, kurse kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, “ndiqet” nga vetëm 65.242 persona.

Pak i ndjekur se Plenkoviq është kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, të cilin e përcjellin në rrjetin social Facebook 65.596 persona.

Lideri më së paku i ndjekur në Facebook është Robert Fico, kryeministri sllovak, me vetëm 4.604 persona që e ndjekin aktivitetin e tij në rrjetin më të popullarizuar social në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme