Një njeri nga Nju Xhersi është pushuar nga puna ditën e njëjtë kur ka filluar të punojë.
Ai kishte hyrë në punë si punëtor i sigurimit, por ditën e parë të punës pretendohet se i ka vjedh 100.000 dollarë nga kamioni i blinduar i firmës ku kishte filluar të punonte.
Policia ka kumtuar se kamerat e sigurisë e kishin incizuar Larry Brooks’in se si po i merr paratë nga kamioni i cili ishte pronë e firmës “Garda”.
Brooks sipas të gjitha gjasave ka kthyer një pjesë të madhe të parave në kamion ditën e nesërme, por më nuk është paraqitur në punë. Mbetet e panjohur se çfarë ka bërë me më shumë se 14.000 dollarë të cilat nuk i ka kthyer.
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës