Shqipëria pëson humbje të thellë nga Austria

23:56 | 2 Gusht 2017
M. A.

Shqipëria në basketboll ka pësuar humbje të thellë në shtëpi ndaj Austrisë në ndeshjen e parë parakualifikuese për Botëror.

Kombëtarja shqiptare humbi me rezultat 51-79, raporton Koha.net. Ndërsa vetëm në çerekun e tretë u tregua më e mirë se Austria, të cilin e fitoi 19-17.

Më i miri në radhët e mysafirëve ishte qendra e Toronto Raptors, Jakob Poltl, 2.13 m, që realizoi 22 pikë, kurse po aq pikë shënoi edhe qendra tjetër, dy centimetra më i shkurtë, Rasid Mahalbasic, që pati 6 kërcime.

Kurse te Shqipëria më i miri ishte Gerti Shima që shënoi 10 pikë.

auto_shqipwria1501707877

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme