Ky është njoftimi i lindjes sipas modës së vjetër…
Ndryshe nga shumica e njerëzve në rrjetin tim social, kur isha shtatzënë nuk kam ndarë me të tjerët ultratingullin në fund të tremujorit të parë, ose ndonjë fotografi që simbolizon ardhjen e një foshnje në jetë.
Unë nuk i kam bërë këto gjëra, sepse derisa foshnja të ishte pranë krahëve të mi pas lindjes, nuk kam qenë rehat nga frika se mund të ndodhë diçka parakohe.
Në fakt, lajmi për ardhjen e vajzës sime në jetë është ky moment tani që po e publikoj lindjes e saj.
Ky hezitim nuk ka lindur nga frika joracionale, besimi fetar por nga përvoja se jo të gjithë fetuset mund të mbijetojnë deri në fund.
Po ashtu ky mendim erdhi edhe si pasojë se ka me mijëra prindër që tentojnë të kenë fëmijë dhe nuk dua që këto postime të lumtura t’i dëshpërojnë sadopak ata nga fakti se nuk mund të kenë pranë një fëmijë të tyre.
Ka edhe shumë shtatzëni që pësojnë në aborte dhe humbje të fëmijëve, probleme dhe anomali të ndryshme por edhe teste negative të shtatzënisë.
Në një univerz më të sinqertë dhe të kujdesshëm të mediave sociale, njerëzit mund të postojnë rreth humbjes së shtatzënisë së tyre dhe të marrin mbështetjen e duhur nga miqtë. Këto mund të kërkojnë përgjigje përse gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas shpresave dhe planeve tona.
Sa më përket mua, unë nuk kam postuar për shtatzëninë time të parë dhe nuk kam lejuar foto të barkut duke u rritur foshnja brenda meje
. Pasi bëra disa ekzaminime të duhura në javën 12, mjekët më informuan se kisha një problem rreth shtatzënisë sime dhe se nuk kishte rrahje të zemrës së fetusit, që nënkuptonte se po mbaja një foshnje të vdekur brenda trupit.
Më duhej të injektonin dhimbjet për të hequr fetusin dhe unë vendosa për këtë procedurë.
Prindërit e mi menjëherë erdhën me aeroplan për të më mbështetur së bashku me burrin.
Pas 19 orësh të lindjes joproduktive, unë më pas kisha procedurën e evakuimit.
Udhëtimi për të ngelur sërish shtatzënë vazhdoi edhe përgjatë dy viteve, duke u munduar në mënyra të ndryshme për fekondim.
Më në fund, gjetëm një laborator që mund të testonte AND-në nga embrionet mashkullore ku edhe mrekullisht mësuam, se tre nga katër embrionet mashkullore nuk e trashëgonin gjenin vrasës.
Më në fund menduam se kishte një dritë shprese në fund të tunelit të errët.
Burri im u kthye nga një tjetër udhëtim i punës dhe gjatë asaj kohe planifikuam për një tjetër implantim dhe përfundimisht kishim shpresë se më në fund mund të mbanim një fëmijë të gjallë pranë krahëve tonë.
Çuditërisht, megjithatë, kjo foshnje që menduam se do bëhej përmes implantimit, u konceptua në mënyrë tradicionale kur mora lajmin përmes një testi pozitiv të shtatzënisë.
Pas kontrollit në mjek, kësaj radhe mjeku më njoftoi se mbaja një foshnje vajzë të shëndetshme.
Nuk kishim fjalë për të përshkruar gëzimin dhe si duket dëshpërimi ynë nisi të largohej.
Isha shumë e gëzuar nga ky lajm i mirë, por sërish frikësohesha të bëja ndonjë njoftim dhe të shpallja këtë moment të lumtur.
Unë e di se njoftimet si kjo mund të shkaktojnë dhimbje për disa njerëz dhe unë nuk e harroj kurrë atë që ndjeja para sa kohe.
Ndoshta ne mund të shpërndajmë histori të tilla si kjo në mediat sociale për të pasur mbështetje më të madhe nga njerëz që kanë të njëjtat vuajtje dhe besoj se përmes diskutimeve të sinqerta rreth konceptimit ne mund të arrijmë të shërojmë sadopak plagët e shumë prindërve tjerë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...